Prishtina barazon me Trepçën’89 në ‘Fadil Vokrri’
Prishtina dhe Trepça’89 kanë ndarë pikët, duke barazuar 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vendasit kaluan herët në epërsi me golin e Hamitit në minutën e pestë të ndeshjes.
Por, mitrovicasit përmbysën gjithçka me Christian Mba që realizoi në minutat 37 dhe 48.
Prishtina më pas arriti të barazonte në minutën e 76-të nëpërmjet Useinit.