Reali e mbyllë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve si skuadër ‘mbretërore’
Real Madridi ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Celticut në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Modric dhe Rodrygo shënuan nga penalltia në pjesën e parë për epërsinë e dyfishtë të vendasve.
Më pas, në të dytën, Asensio, Vinicius e Valverde realizuan për 5:0.
Krejt çfarë bënë mysafirët, ishte goli i nderit i shënuar nga Jota, që realizoi në minutën e 84-të.
Me këtë fitore, Real Madridi e mbyll grupin me 13 pikë në vendin e parë, një më shumë se Leipzigu.