Pse pendohen njerëzit pas shkurorëzimit
1.
“U divorcova dhe u rimartova, por nëse do ta nisja jetën nga e para nuk do të ndahesha. E dua gruan që kam tani dhe fëmijët që kam me të, por pavarësisht gjithë problemeve që kishte martesa ime e parë, divorci nuk ja vlen për dhimbjen dhe vuajtjen që i ka shkaktuar vajzës sime.”
2.
“Unë e tradhtova. Isha e vetëdijshme që do t’i vinte fundi dhe kisha nevojë ta ndëshkoja veten. Ai po përpiqej ta bënte të fuksiononte, por dëmi ishte bërë dhe unë duhet të ecja para për të gjetur lumturinë time. Më vonë zbulova se tradhtia ime kishte ardhur si pasojë e gjendjes depresive në të cilën ndodhesha dhe ishte një veprim për t’i treguar vetes “se diçka po ndodh”. Meritoj gjithçka ka ndodhur, por jam penduar 100%. Edhe pse ai më fali, unë s’do t’ja fal vetes.”
3.
“Unë mendoja që s’po na funksiononte dhe se nuk e doja më. Tani që e shoh në retrospektivë, e kuptoj që ka qenë ndryshe. Ne që të dy vuanim nga probleme me shëndetin mendor dhe pas divorcit kuptova se e doja akoma. Pas trajtimeve që morëm ajo u kthye tek gruaja me të cilën unë rashë në dashuri dikur dhe ndonëse e provuar sërish, marrëdhënia s’ishte më ajo e para. S’mund të ishim më çift. E duam ende njëri-tjetrin, por s’duam ta prishim këtë raport magjik që kemi duke u lidhur sërish bashkë. Do jem gjithmonë mirënjohës për të.”
4.
“Isha unë që e nisa divorcin sepse isha e palumtur. Ajo ishte shndërruar në një njeri të cilin s’e njihja më dhe unë gjithashtu për të. Ziheshim rregullisht. Unë më shumë kaloja kohë jashtë shtëpisë dhe ndihesha mirë. Kanë kaluar 18 muaj që kur jam larguar dhe më mungon çdo ditë. Nuk e di nëse jam penduar, por do të doja të isha përpjekur më shumë. Ishte njeri i mirë, por unë s’doja të kaloja gjithë kohën time duke qenë e palumtur dhe mbi të gjitha, s’doja që ai të ishte i palumtur.”
5.
“Pas divorcit përfundova pa asgjë. S’kisha një kartë krediti, as arsim të lartë dhe kisha 20 vite që s’punoja. Doja kaq shumë të kthehesha me të!”
6.
“Babai im abuziv vjen çdo ditë i penduar prej 10 vitesh dhe kërkon rikthimin e mamit. Ajo është shumë e lumtur me jetën e saj tani, kurse im atë është i pashpresë dhe i fiksuar me nënën time.”
7.
“Jam penduar totalisht. Nuk flas me ish-in tim, s’e di si ndihet ai. Kam frikë të bëj ndonjë hap sepse s’dua të refuzohem. Nëse nuk funksionoi atëherë, pse duhet të funksionojë tani. Kjo s’më lë të këmbëngul. Ishim të rinj dhe të dy duke u rritur.”
8.
“Isha e palumtur dhe fajësoja atë. Duhet të kisha qëndruar në lidhje dhe të punoja më shumë. Kam dalë me njerëz të tjerë, por gjithnjë e më tepër kuptoj sesa shumë ngjisja me ish-in tim.”
9.
“Ndjej që im shoq ka nisur të pendohet. S’do të kisha dashur kurrë një divorc nëse do të ishte për mua, por ka shumë gjëra mes nesh. Do të doja të ishim bashkë, por s’mundem.”
10.
“E urrej që jam e divorcuar, por isha unë që e kërkova. Ai pati një lidhje dashurie me një punonjësen e tij dhe unë sërish doja ta bëja lidhjen të funksiononte. Kot e bëra gjithë këtë sepse në të vërtetë nisa ta urreja. Ndihesha e tradhtuar, e abuzuar, e shkatërruar mendërisht. Nuk do të doja të isha e divorcuar, por s’pata rrugë tjetër.”