Pato flet për karrierën e tij: Kam vuajtur, kam qarë, kam bërtitur i mërzitur – por unë kam gjetur paqen me veten tek familja ime

Pato flet për karrierën e tij: Kam vuajtur, kam qarë, kam bërtitur i mërzitur – por unë kam gjetur paqen me veten tek familja ime

Ish-futbollisti fantastik i Milanit, Alexander Pato ka folur për jetën e tij dhe sfidaqt që e kanë përshkruar atë gjatë karrierës profesionale si futbollist.

Pato gjatë vitit 2007-2013 ishte njëri nga futbollistët që meritonte edhe ‘Topin e Artë’ me klubin e Milanit, por karriera e tij ndryshoi, shkruan Periskopi.

Por, pavarësisht se nuk arrit të marr ndonjë çmim të madh, Pato tha se ai është mirë me familje e tij dhe se kjo është suksesi më i madh për të.

“Kur t’i kalosh disa vite, e kupton se çka të bën të lumtur. Kur u largova nga shtëpia, mendova se futbolli kishte gjithçka që doja. Kam qenë në Itali, Angli, Spanjë, Kinë. Kam vuajtur, kam qarë, kam bërtitur i mërzitur. Gjithmonë kam qenë i vetmuar. Ndoshta nuk jam bërë lojtari më i mirë në botë, por vëlla, më lejo të them diçka. Kam marrëdhënje fantastike me familjen time. Kam gjetur paqen me veten. Kam gruan që e dua. Mënyra se si e shoh unë, kam shumë ‘Topa të Artë’. Nëse jeta është lojë, unë kam fituar”. tha Pato.

Shpërndaje në: