E la pandjenja lojtarin – Ju kujtohet momenti kur Maradona filloi përleshjen e madhe me lojtarët e Athletic Bilbaos në finalen e Copa del Rey

E la pandjenja lojtarin – Ju kujtohet momenti kur Maradona filloi përleshjen e madhe me lojtarët e Athletic Bilbaos në finalen e Copa del Rey

Ishte viti 1984 kur Barcelona u taku me Athletic Bilbaon në finalen e Copa del Rey.

Atë botë skuadra e Athletic Bilbaos e kishte fituar ndeshjen me një gol të vetëm dhe pas kësaj shpërtheu dhuna mes lojtarëve, shkruan Periskopi.

Incidentin e filloi i ndjeri, Diego Armando Maradona i cili u përlesh me lojtarin e Bilbaos, Andoni Goikoetxea i cili më parë ia kishte thyer këmbën Maradonëse, e argjentinasi do ta humbiste finalen por u sigrua që ta fitonte betejën.

Lojtarë e të dyja skudrave u përfshinë në përleshje, ku filluan duke goditur njëri-tjetrin brenda fushës me shkelma.

Gjesti i futbollistit të Bilbaos, Sola duke ia treguar gishtin e mesit Maradonës e nxiti këtë të fundit për një konflikt të paharruar.

Maradona e kishte të qartë se pas kësaj humbje do të largohej nga Barcelona drejtë Napolit dhe nuk e pengoi asgjë që ta fillonte atë kaos.

Shikoni momentin në video:

VIDEO

 

Shpërndaje në: