Muzeu i Kosovës shënon me programe Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Muzeu i Kosovës shënon me programe Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Muzeu i Kosovës me programe e aktivitete të shumta e shënon nesër përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës. Këto aktivitete që fillojnë qysh në mëngjesin e 17 shkurtit, përfshijë grupmosha të ndryshme për fëmijë, duke i përfshirë kështu të gjitha gjeneratat, si dhe në mbrëmje do të ketë diçka edhe për të rriturit.

Programi i Muzeut, siç transmeton KultPlus, fillon nga ora 10:00, kur edhe do të bëhet regjistrimi i nxënësve pjesëmarrës në programet edukative: “ABC për Trashëgiminë Kulturore”- program ky që ju dedikohet fëmijëve të grupmoshave 5 deri 11 vjeç, si dhe regjistrimi në “Shkolla e Mozaikut”- për grupmoshat 12 deri 16 vjeç.

Ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 12:00, fillon puna praktike në dy aktivitetet.

Vazhdimi i aktivitetit “Muzeu kreativ”, për fëmijët e grupmoshave 5 deri 11 vjeç si dhe vazhdimi i punës me mozaik për moshat 12 deri 16 vjeç, vjen nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Ndërsa në orën 19:00, bëhet hapja e ekspozitës “Eksodi 99”, bashkëpunim mes Muzeut të Kosovës dhe Shoqatës për kthimin e shqiptarëve nga trojet e veta, me autor Asllan Krasniqi.

Shpërndaje në: