Pogba rrezikon Kupën e Botës – Nuk kthehet edhe 10 ditë nga lëndimi

Pogba rrezikon Kupën e Botës – Nuk kthehet edhe 10 ditë nga lëndimi

Paul Pogba nuk ka arritur ende të rikthehet nga lëndimi dhe as ta nisë si duhet eksperiencën e dytë tek Juventusi.

Futbollisti francez duhet të qëndrojë edhe 10 ditë të tjera jashtë fushës së blertë, ndërsa në muajt e fundit është duke u marrë me rehabilitim.

Ditë më parë ai e postoi një video duke ushtruar në pishinë, por ish-futbollisti i Manchester Unitedit nuk është ende gati për rikthimin e madh.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, prezenca e Pogbas në Kupën e Botës, e cila do të nisë më 20 nëntor, është vënë në dyshim të madh, ose të mirë të themi, çdo ditë e më shumë po i zbehen gjasat që të jetë pjesë e Francës në “Katar 2022”.

Selektori Didier Deschamps shumë shpejt do ta publikojë listën e të ftuarve për Botëror dhe ai mund ta lë jashtë kampionin e botës me Francën.

Pogba s’ka luajtur qe 6 muaj dhe s’do të mundë ta përballonte intensitetin e lartë të Botërorit.

Shpërndaje në: