“DokuFesti” në Zürich me pesë filma të kineastëve të rinj

“DokuFesti” në Zürich me pesë filma të kineastëve të rinj

Pesë filma të regjisorëve të rinj që shtjellojnë histori të ndryshme, e që janë realizuar në kuadër të programit “Future is here” të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar e të shkurtër “DokuFest”, do të shfaqen para audiencës zvicerane në një festival që promovon filmbërësit e rinj, shkruan sot Koha Ditore.

Të realizuar në kuadër të programit që synon nxitjen e aktivizmit te të rinjtë, nëpërmjet filmbërjes, filmat do të shfaqen në kuadër të një programi të veçantë në edicionin e 41-të të “Jugend Film Tage” që do të mbahet midis datave 15 e 19 mars. Ky festival sivjet e ka në fokus Kosovën dhe, përveç filmave të realizuar në kuadër të “DokuFestit”, do të shfaqen edhe filma të tjerë në një tjetër program të kuruar nga Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i “DokuFestit”, enkas për festivalin që mbahet në Zürich. Në ekranin e festivalit zviceran të filmit të të rinjve, do të shfaqen filmat “Kapma dorën” nën regji të Elhame Kastratit, Andi Bilibanit e Fatlinda Dakut, “Nuk jam thjeshtë…” nën regji të Sonja Azizajt, “Kosova Trans” të Albrim Isufit, “Çmimi i duartrokitjeve” i Iliriana Memajt dhe “Kur s’ki çka bon” i Flaka Brahimit. Filmat shtjellojnë rrëfime të ndryshme, duke përfshirë vdekjen e Xhenetës, vajzës 5-vjeçare që humbi jetën pas shembjes së monumentit në Prizren, historinë e një 18-vjeçareje transgjinore që jeton në Kosovë, prapaskenat e balerinave që duartrokiten nga audienca, brendinë e mendjes së një gruaje dhe historinë e disa djemve të rinj që harxhojnë kohën kot.

“Jugend Film Tage”, sipas përshkrimit në ueb faqen zyrtare, është një prej festivaleve më të mëdha të filmit në këtë vend në të cilin shfaqen filma të regjisorëve të rinj

Shpërndaje në: