Pija magjike që i heqë dhimbjet e shpinës, nyejve dhe këmbëve
Shpeshherë njerëzit kanë tendenca ta injorojnë këtë dhimbje derisa dhimbja fillon të shndërrohet në diçka më serioze, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, nëse veç jeni në mesin e personave që përjetojnë dhimbje të tilla, atëherë receta e mëposhtme do t’iu ndihmojë.
Vendosni pesë gramë xhelatinë në një të katërtën e gotës të mbushur me ujë të ftohët. Përzieni produktin dhe lëreni ashtu deri në mëngjes, por mos e futni në frigorifer sepse xhelatina do të ngrihet.
Pijen konsumojeni çdo mëngjes në stomak të zbrazët dhe rezultatet do t’i vëreni qysh në javën e parë. Nëse nuk iu pëlqen shija e pijes, atëherë mund t’i shtoni pak mjaltë apo jogurt.
Përse është kjo efektive?
Kjo pije është efektive sepse xhelatina i përmban dy forma të amino acideve: hidrospirolinën dhe prolinën, të cilat ndihmojnë në rikuperimin e indeve lidhëse.
Xhelatina jo vetëm që është e mirë për nyejt, por edhe e përmirëson sistemin e imunitetit, metabolizmin dhe aftësinë mendore. /Telegrafi/