Ndodh edhe kjo: Pjesa e parë 19 me 2, skuadra kosovare nuk del fare në pjesën e dytë

Ndodh edhe kjo: Pjesa e parë 19 me 2, skuadra kosovare nuk del fare në pjesën e dytë

Ndeshja e futsallit Minatori – Mamusha, është luajtur vetëm në pjesën e parë.

Është skuadra mysafire që është tërhequr nga loja pasi ka qenë duke humbur 19:2.

Më poshtë njoftimi zyrtar i Minatorit:

Minatori – Mamusha ndërpritet pas pjesës së parë tek rezultati 19:2 për Minatorët:

Që nga fillimi është vërejtur se ekipi i Mamushës nuk kishte udhëtuar për në Mitrovicë për të zhvilluar një ndeshje në suaza të normales si sipas rregullave të lojës, me lojtarë të pa regjistruar në FFK dhe me udhëheqêsi të pa diciplinuar dhe joprofesionale.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 19:2 për Minatorët, dhe pastaj mysafirët nuk u paraqitën në fushë në pjesën e dytë me arsyetinin se nuk janë ekipë e barabartë me Minatorët dhe se janë duke pranuar shumë gola.
Ky gjest i Mamushasve tregon joseriozitet dhe mosrespektim i rregullave të FFK si dhe mosrespektim i kundërshtarit i cili ka marrë me kohë të gjitha masat për organizim sa më të mirë të ndeshjes.

Kërkojmë nga komisioni i FFK që ekipet e tilla të susoendohen nga garat pasi që i japin imazh të keq FFK-së.

Minatorëve urime fitorja e radhës, dhe tani na pret ndeshja e radhës superderbi i sezonit ne Rahovecianët në Rahovec.

Shpërndaje në: