ShBA e dëshpëruar me Qeverinë Kurti: Të zhgënjyer që refuzuan kërkesën për targat

ShBA e dëshpëruar me Qeverinë Kurti: Të zhgënjyer që refuzuan kërkesën për targat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një komunikate për medie, janë shprehur të zhgënjyera me refuzimin e Qeverisë së Kosovës që ta zgjasë afatin e zbatimit të vendimit për targat.

Në komunikatën e publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Kosovës i kërkohet që ta zgjasë përiudhën e zbatimit të vendimit për targat.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të vendimit për targat. Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në reagim.

 

Shpërndaje në: