Përsëri kërkohet përjashtimi i Iranit nga Kupa e Botës
Ambasadori italiani i ka dërguar letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke i kërkuar këtij të fundit që të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës.
Sipas Reppublica, e gjitha kjo po bëhet se Irani dyshohet që është duke i ndihmuar Rusisë në luftë ndaj Ukrainës.
Brenda kësaj situate ende të pazgjidhur sigurisht se tentojnë që të përfitojnë “Azzurët” të cilët synojnë që të futen nga “dera e dytë” në Kampionatin Botëror, anipse dështuan ta bëjnë diçka të tillë muaj më parë.
Mbetet të shihet nëse do të nxjerrë diçka kombëtarja italiane.