Nuk e keni ditur më parë, duhanpirja dëmton edhe këtë pjesë të trupit
Pak a shumë të gjithë i dinë dëmet që shkakton duhanpirja, por që dëmton edhe sytë këtë ndoshta nuk e keni ditur më parë.
Një gjë e tillë është thënë nga specialistë në Britaninë e Madhe, teksa kanë parlajmëruar se miliona njerëz po vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit.
Sipas një sondazhi, një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri. Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi.
Një gjë e tillë ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit.
Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.