Me apo pa pizhame? 10 arsye pse duhet të flini të zhveshur
Që në moshë shumë të re, ne jemi mësuar që të flemë me pizhame, dhe kemi menduar se lakuriqësia është e papranueshme edhe në gjumë… por është një ndjenjë shumë e këndshme që kur të rrokullisesh në shtrat pa rroba, pasi s’të pengon asgjë.
Bright Side ka mbledhur 10 dëshmi që tregojnë se është e rëndësishme të flesh pa rroba për të mirën e shëndetit.
Ne po ju sjellim 10 arsye për t’i hedhur pizhamet tuaja që sonte.
Gjumë më të mirë
Të fjeturit pa rroba i mundëson lëkurës suaj të qetësohet dhe ju kursen nga mbinxehja, kështu që gjumi juaj bëhet më i thellë dhe më i freskët.
Ndihesh më e lumtur dhe më e lirë
Nëse ju flini zhveshur, ju do të ndiheni më mirë. Agjë nuk I pengon lëvizjet tuaja, keni kontakt të drejtpërdrejt me shtratin.
Lëkurë dhe flokë më të mirë
Një gjumë cilësor do ju mundësonte ju dhe trupit tuaj të prodhojë melatonin dhe hormonin e rritjes në mënyrë më aktive. Gjithashtu të fjeturit lakuriq është e dobishme për gjendrat dhjamore, pasi lëkura mund të marrë frymë lirshëm.
Jetë seksuale më e mirë
Çuditërisht, çiftet që flejnë pa rroba kanë më shumë gjasa të bëjnë dashuri spontanisht sesa tifozët e pizhamës.
Shance më të mëdha për të humbur peshë dhe për të pasur më shumë muskuj
Hormoni për rritjen njerëzore (HGH) është përgjegjës për krijimin e muskujve dhe mund të krijojë shance më të mëdha për të humbur peshë, pasi ai bëhet shumë aktiv gjatë natës.
Më pak stres
Duke fjetur lakuriq, në temperaturën optimale do të ndihmojë trupin tuaj të ulë nivelin e saj të kortizolit, hormon i stresit.
Marrëdhënie më e mirë me partnerin tuaj
Kontakti lëkurë- lëkurë ndihmon në lirimin e oksitocitës dhe është e dobishme për marrëdhënien tuaj, Nëse ju të dy flini lakuriq, ju krijoni në marrëdhënie më sensuale dhe besimi.
Vetëvlerësim më të lartë
Nëse ju ndiheni mirë me veten tuaj kur jeni të zhveshur, atëherë do të ndihemi edhe më mirë të veshur.
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut
Edhe veshja më e rehatshme përkeqëson qarkullimin e gjakut dhe ngushton pjesët e sistemit të enëve të gjakut. Kështu që zgjedhja më e mirë, të flini lakuriq.
S’do keni pagjumësi
Mjekët rekomandojnë gjumin lakuriq, për të shmagur pagjumësinë.