Son dëshiron një sfidë të re në karrierë, Bayerni, Real Madridi dhe PSG shfaqin interes për të

Son dëshiron një sfidë të re në karrierë, Bayerni, Real Madridi dhe PSG shfaqin interes për të

Sipas kanalit gjerman Sport1, Son Heung-min, anësori koreano-jugor nga Tottenham, dëshiron të nisë një sfidë të re në karrierë pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai do të transferohet në një klub me aspirata më të mëdha, që lufton për titull kampioni, lajm që zgjoi interesin e gjigantëve historikë evropianë si Real Madridi dhe Bayern Munich apo milionerëve të Paris Saint-Germain.

Sulmuesi, në sezonin e 8-të radhazi për londinezët, ka kontratë deri në vitin 2025 dhe transferimi i mundshëm do të jetë i garantuar nga 75 deri në 90 milionë euro.

Shpërndaje në: