“Xhebrailat çohën në këmbë” pasi tifozët e Slavia Pragues konfirmuan udhëtimin masiv për në Prishtinë
Të enjten e 27 tetorit, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, kundër Slavia Pragues.
Kjo ndeshje i takon raundit të pestë në kuadër të Grupit G.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, kanë bërë thirrje që të kenë përkrahje maksimale për këtë ndeshje.
Kjo thirrje nga “Xhebsat” vije pas lajmërimit nga tifozët e Slavia Pragues që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Krejt SUHAREKA nKAM!
Ma shumë se kurrë, më shumë se asnjëhere thirrje për përkrahje!
Rreth 600 çek kan paralajmruar udhëtim, e juve ju mbetet krejt nKAM me nejt në përkrahje të djemve.
Për njoftimin e udhëtimit do njoftoheni me kohë!
HAJDE BALLKAN”.