Fukuyama: Kësaj radhe fundi i historisë ka ardhur me të vërtetë

Fukuyama: Kësaj radhe fundi i historisë ka ardhur me të vërtetë

Intelektuali me përmasa botërore, Francis Fukuyama, ka thënë se dëshmitë që kanë dalur po tregojnë se ka arritur fundi i historisë.

Ai thotë se përgjatë dekadës së fundit, politika globale është formësuar nga shtete të fuqishme liderët e së cilave nuk janë kufizuar prej ligjit ose kushtetutës, duke nënkuptuar Rusinë dhe Kinën. Këto dy vende tregojnë se ato janë më në gjendje për të zgjedhur çdo problem në krahasim me demokracitë liberale që janë më të ngadalashme dhe kjo valë tani është shpërndarë.

Por, gjatë këtij viti është bërë  e dukshme se ekzitojnë dy dobësi kyqe në thelbin e këtyre shteteve të fuqishme.

Fukuyama thotë se janë dy dobësi të tilla kyqe: Së pari, përqendrimi i fuqisë në duart e një lideri të vetëm që pothuajse garanton cilësi të ulët në vendimmarrje dhe me kalimin e kohës kjo prodhon pasoja shkatërrimtare. E dyta, sipas tij, është mungesa e diskutimit dhe e debatit publik në shtetet e fuqishme, duke nënkuptuar se mbështetja për liderin është e cekët dhe mund të gërryhet brenda një momenti.

Në anën tjetër, Fukuyama thotë se demokracitë liberiale kanë përballur të gjitha krizat përgjatë historisë dhe njerëzit i kthehen këtij koncepti sepse askush nuk dëshiron të jetojë nën diktaturë. Miliona njerëz duke u larguar prej shteteve të varfëra dhe të korruptuara kërkojnë jetë më të mirë, jo në Rusi, në Kinë e as në Iran, por në Perëndimin liberal dhe demokratik.

Sipas Fukuyamas, dobësitë e shteteve “të fuqishme” u reflektuan mjaftë mirë në Rusi. Presidenti rus, Vladimir Putin, i merr vetë vendimet- madje edhe Bashkimi Sovjetik, thotë ai, ka pasur një zyrë politike në të cilën një agjent partiak duhej t’i  kontrollonte këto ide.

Putin mund të shihet duke u ulur i vetmuar në fundin e një tryeze të gjatë me ministrat e tij të Mbrojtjes dhe të Huaj duke u frikësuar nga Covid-19, kështu që, i izoluar, ai nuk kishte idenë se sa i fuqishëm ishte bërë identiteti i kombit ukrainas në vitet e fundit ose sa e fuqishme do të ishte rezistenca karshi pushtimit të Ukrainës. Ngjashëm, ai  nuk dinte asgjë se sa thellë ishte korrupsioni dhe jokompetenca në ushtrinë e tij, sa dobët po manovronin armët e tij moderne që ai i kishte zhvilluar, ose sa i trajnuar dobët ishte stafi i tij komandues.

Fukuyama thekson se e gjithë cektësia e mbështetjes për Putinin u zbulua kur ai urdhëroi një mobilizim të pjesshëm dhe kur të gjithë ata që po përzgjidheshin filluan të iknin nga Rusia.

Rusia tani është bërë një objekt global i talljes dhe do të vuajë nga kjo, vlerëson Fukuyama, duke parashikuar poshtërime të tjera nga Kievi në episodet pasuese.

E gjithë pozita e ushtrisë ruse në Ukrainën jugore duket se do të kolapsojë dhe ukrainasit kanë një mundësi reale për të çliruar Krimean për herë të parë që nga viti 2014.

Diçka e ngjashme, megjithatë më pak dramatike, është duke ndodhur në Kinë. Në vend të një lidershipi kolektiv, Kina është kthyer në një sistem ‘personalist’dhe Xi Jinping i ka siguruar vetes një mandat të ri 5-vjeçar, të tretin me radhë, ndaj së cilit asnjë zyrtar i lartë nuk mund të afrohet.

Dhe ky përqendrim i autoritetit drejt një personi ka shkaktuar vendimmarrje të dobët dhe ekonomia e vendit është duke vuajtur. Ata, gjithashtu, dështuan me politikën e tyre të ashtuquajtur “zero covid” sepse Kina dështoi të zhvillonte vaksina të efektshme, kështu që ajo që para dy viteve shihej si fitore ndaj menagjimiz të Covid-19, tani është shndërruar në një debakël të rëndë.

Regjime të tilla të dështuara nuk janë vetëm në Kinë dhe Rusi. Aty është edhe Irani, i cili është goditur nga protestat pas vdekjes së Mahsa Amini e cila vdiq në duart e policisë së moralit. Sipas Fukuyamas, Irani është në një gjendje të tmerrshme- shteti po përballet me një krizë bankare, është duke mbetur pa ujë, është duke përjetuar një zbrazëti të madhe në prodhimtarinë bujqësore dhe është duke vuajtur karshi izolimit dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Regjimi udhëhiqet nga një grup i burrave të moshuar qëndrimi social i së cilëve, vlerëson ai, është i dalë mode.

Vendi i vetëm që mund të cilësohet si edhe më dobët i qeverisur është një diktaturë tjetër, Venezuala, e cila ka nxitur fluksin më të madh të refugjatëve në botë në dekadën e fundit.

Fukuyama thekson se pikëpyetja më e madhe në të gjithë këtë, fatkeqësisht, mbesin Shtetet e Bashkuara. 30 deri 35% e votuesve amerikanë besojnë se ngjarja false e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishte e montuar dhe se Partia Republikane është marrë përsipër nga përcjellësit e lëvizjës MAGA së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilët janë duke bërë më të mirën e tyre për t’i vendosur të gjithë mohuesit në zyra të pushtetit përgjatë gjithë vendit.

Lideri i pretenduar i partisë, TrAmp, është fundosur edhe më thellë në konsiparcione që ai beson se mund ta rikthejë si president dhe se shteti duhet t’i ndëshkojë në mënyrë kriminale parardhësit e tij presidencialë, përfshirë edhe atë që tashmë është i vdekur, sipas Fukuyamas. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: