Si t’i mbijetoni mërzisë që ju pllakos në vjeshtë?
Që në momentin që ndodh ekuinoksi i vjeshtës, përballemi me një gjendje plogështie dhe mërzie, pasi shumë faktorë si: moti, zgjatja e natës dhe temperaturat bëjnë pjesën e tyre.
Gjithsesi, me disa këshilla të thjeshta, mund t’i mbijetoni mërzisë:
Rutina e përditshme
Krijoni një rutinë të përditshme e cila konsiston me konsumimin e vakteve, orarin e gjumit dhe aktivitetin. Ka shumë rëndësi se kur zgjoheni, apo si e mësoni trupin dhe mendjen tuaj.
Kaloni kohë jashtë
Krijoni kontakt me diellin dhe shihni natyrën, ndërkohë që mendoni gjëra që ju qetësojnë.
Aktivitete
Bëni palestër, telefononi njerëzit e dashur, lexoni, ose gatuani.
Hani shëndetshëm
Për disa, vjeshta është e mërzitshme, ama askush nuk e mohon se ka frutat më të mira. Pak xinxife, shegë dhe ushqime të shëndetshme dhe ja, do të ndiheni më mirë.
Kontaktoni me njerëzit e dashur
Ndërveprimet sociale janë shumë të rëndësishme. Lidhuni me miqtë dhe familjarët.
Mos harroni rëndësinë e gjumit
7 deri në 8 orë, çdo ditë! Menaxhoni si duhet kohën dhe mos e anashkaloni kurrë orarin e plotë të gjumit.