Shpëtim Idrizi i pakënaqur me referimin: Nuk kam parë një gjë të tillë në karrierën

Shpëtim Idrizi i pakënaqur me referimin: Nuk kam parë një gjë të tillë në karrierën

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ishte shumë i pakënaqur me referimin e ndeshjes ndaj Ballkanit.

Skuadra e tij u mposht me rezultat 2 me 0, por Idrizi ishte i pakënaqur me akordimin e penalltisë që rezultoi me golin e dytë të kundërshtarit.

“Ne patëm një paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe u përpoqëm të mbulonim hapësirat, por në pjesën e dytë u ndëshkuam. Futbollistët treguan karakter, jam i zhgënjyer me referimin, penallti u dha pas tre minutash lojë në atë aksion, nuk kam parë një gjë të tillë në karrierën time 23-vjeçare. Nuk është hera e parë që na ndodh diçka e tillë”, tha Idrizi pas ndeshjes.

Shpërndaje në: