Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor.
Me 16 nëntor ‘Dardanët’ do të takohen me Armeninë, për të vazhduar më pas me datën 19 që luajnë kundër Ishujve Faroe, shkruan Periskopi.
Këto ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.