Sot Superliga vjen me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 12’të

Sot Superliga vjen me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 12’të

Në Suharekë, Ballkani i Ilir Dajës e pret Trepçën ’89, me takimin që luhet në ora 13:00.

Kampioni i Kosovës do të kërkojë të përfitojë nga dështimi i Dritës në ndeshjen e djeshme ndaj Prishtinës dhe të marrë pikët e plota ndaj skuadrës së Shpëtim Idrizit.

Megjithatë, mitrovicasit kanë treguar poashtu paraqitje të mira në këtë edicion dhe do të tentojnë të bëjnë ndonjë befasi të mundshme.

Ndeshja tjetër është ajo mes Gjilanit dhe Drenicës, takim ky që poashtu luhet në ora 13:00. Të drejtuarit e Zekirja Ramadanit futen në këtë takim pas fitores ndaj Malishevës, kurse Drenica shkon pas barazimit me Ballkanin.

Shpërndaje në: