Iu përkeqësua gjendja në stadium, vdes në spital tifozi i skuadrës së madhe spanjolle
Ka ndërruar jetë tifozi i Real Sociedadit i trajtuar dhe evakuuar sot nga Reale Arena, para fillimit të ndeshjes ndaj Mallorca, siç raporton klubi vendas.
Ndeshja nisi me 13 minuta vonesë për shkak se shërbimet e urgjencës së stadiumit trajtuan një 75-vjeçar, i cili nuk ndihej mirë në tribunë dhe i cili u evakuua në qendrën shëndetësore.
Pas trajtimit në spital – ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Real Sociedad me një mesazh në rrjetet sociale, ka njoftuar për vdekjen e këtij tifozi, të cilit klubi i ka kushtuar fitoren.