Prishtina ia shkakton humbjen e parë Dritës, dy gola në minutat e fundit e vendosën ndeshjen
Ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 12’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Prishtinës ia ka shkaktuar Dritës humbjen e parë këtë sezon me dy gola të shpejtë krejt në fund të takimit, shkruan Periskopi.
Drita ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi në minutën e 84 të takimit përmes Balde edhe pse mbeti pa Rron Brojën që u përjashtu me të kuq në minutën e 60 të duelit.
Prishtina u rikthyen fuqishëm në minutat shtesë ku realizuan dy herë, përmes Sheifitit dhe Kryeziut.
Pra, rezultati final i këtij takim u mbyll në 1:2./Periskopi/