Edhe pse me një lojtar më pak – Drita e ‘godet’ Prishtinën me gol në minutat e fundit të takimit
Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 12’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shënuar gol në minutën e 84’të të takimit përmes Balde edhe pse është me një lojtar më pak që nga minuta e 60’të, shkruan Periskopi.
Gjyqtari me karton të kuq e ka ndëshkuar futbollistin e Dritës, Rron Broja.
Rezultati aktual i takimit është 1:0.