‘Prestissimo’ nga koreografja Andrea Sitter, vjen në Teatrin Oda

‘Prestissimo’ nga koreografja Andrea Sitter, vjen në Teatrin Oda

Arti i koreografes Andrea Sitter është i vështire për t’u kategorizuar në një kategori, shkruan KultPlus.

Në teatrin Oda, Tumulus do të prezantohet me një performancë të improvizuar nga koreografja Andrea Sitter “Prestissimo”.

“Prestissimo” do të shfaqet me datë 16 shkurt, e enjte në ora 20:00 në Teatrin Oda në kryeqytet. “Filloni ditën me një buzëqeshje, ajo irriton njerëzit. Pijeni një kafe dhe filloni t’i bëni gjërat pa lidhje më shpejtë”, është shkruar në eventin kësaj ngjarje.

Arti i koreografes Andrea Sitter-s është i vështire për t’u kategorizuar në një kategori. Ky shaman i “raportit” ndërton një aheng nga sqepi i mjellmës, nga një lule Marceau, nga një grimasë ekspresionist, një dremitje si Preverti, një rreze drite si Fellini, nga një gjallëri në eter si Kazuo Ohno, gumëzhinë e Callas dhe shumë më tepër.

Nëse ajo do të kishe krijuar shfaqjet e saj në Berlin më 1920, tani ajo do të ishte duke festuar si një gjeni e botës për vallëzimin, sikur Kurt Joos apo Dore Hoyer. Por Andrea Sitter ik nga fast-food-i jonë, humori mbretëror lulëzon, duke injoruar urdhrat dhe tregtitë e skenës “mainstream”. Thomas Hahn, Trottoir, Germany. /KultPlus.com

Shpërndaje në: