Dështon vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo është arsyeja

Dështon vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo është arsyeja

Pas ndeshjes miqësore me Italinë më datë 16 nëntor, Shqipëria konfirmon miqësoren e radhës. Ajo do të luhet tre ditë më pas, më datë 19 nëntor teksa po në stadiumin e kreyqytetit teksa presin Armeninë.

Në fakt, ishte planifikuar ndeshja vëllazërore ndaj Kosovës megjithatë për shkak të logjistikës pasi nuk po gjendej një terren i përshtatshëm, nuk do të zhvillohet sfida me Dardanët, plus që ka edhe një kosto të lartë pasi do të luhej jashtë vendit.

Kujtojmë se më datë 26 tetor, Shqipëria do të jetë sërish e angazhuar për një miqësore, këtë herë ndaj Arabisë Saudite në transfertë. Në të tilla ndeshje, pritet që tekniku Edy Reja t’i japë shansin shumë futbollistëve të rinj për të treguar veten ndërsa sfidat shërbejnë edhe si një provë gjenerale para kualifikueseve të Euro 2024 që nisin në mars me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin E, së bashku me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Shpërndaje në: