Kjo është video kur Benzema u lëndua dhe theu gishtin e që mbanë fashën e famshme

Kjo është video kur Benzema u lëndua dhe theu gishtin e që mbanë fashën e famshme

Karim Benzema e ka fituar mbrëmë çmimin më të madh personal, duke u shpallur lojtari më i mirë në planet për sezonin që shkoi.

Francezi e fitoi ‘Topin e Artë’ në një ceremoni solemne të mbajtur në Paris, shkruan Periskopi.

Benzema u pa pa fashën e famshme që mban në dorë gjatë ndeshjeve me Realin.

Dhe nuk është vetëm zakoni që e shtyn ish-lojtarin e Lionit të mbajë fashën, por në fakt është nga një dëmtim që pësoi në janar 2019, në një ndeshje kundër Real Betis.

Ai nuk shkoi menjëherë për operacion, pas përplasjes me Marc Bartra, duke vendosur në vend të kësaj të presë deri në fund të sezonit, për të mos lënë ekipin pa golat e tij.

Ai më në fund kreu operacion por nuk kishte sukses dhe vazhdon ende ta mbajë fashën e famshme.

Këtu keni momentin kur Benzema u lëndua dhe mbeti me fashën që e mban gjithmonë:

VIDEO

Shpërndaje në: