Vendos FIFA: Stadiumi në Indonezi që vdiqën 130 njerëz do të shkatërrohet
Një stadium futbolli në qytetin indonezian Malang, ku më shumë se 130 njerëz vdiqën në trazirat në fillim të këtij muaji, do të shkatërrohet.
Vendimi u bë i ditur nga presidenti indonezian Joko Widodo, i cili më parë u takua me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Ai tha se stadiumi ku ndodhi tragjedia e madhe do të shembet tërësisht, por më pas në atë vend do të ndërtohet një i ri.
“Ne kemi rënë dakord për një transformim të plotë të futbollit indonezian. Ne do të prishim stadiumin dhe do ta rindërtojmë atë sipas standardeve të FIFA-s,” tha Widodo.
Tragjedia ka ndodhur pas humbjes së klubit vendas Arema ndaj Persebay Surabaya me rezultat 2:3. Mijëra tifozë të zemëruar të Aremës vrapuan në fushë dhe policia përdori gaz lotsjellës kundër tyre dhe shkaktoi panik.
FIFA President vows to support Indonesia in stadium safety overhaul programme following the Kanjuruhan Stadium tragedy
Gianni Infantino met with country’s authorities including President of Indonesia @jokowi
👉 https://t.co/5jmE9EMY3Y pic.twitter.com/dkrxYudIXB
— FIFA Media (@fifamedia) October 18, 2022
Shumë njerëz u shkelën për vdekje ose u mbytën ndërsa turma u përpoq të largohej nga stadiumi.
Gazi lotsjellës është një masë e kontrollit të turmës e ndaluar nga FIFA. Vitin e ardhshëm, Indonezia do të presë Kupën e Botës U-20 dhe do të jetë e nevojshme të përgatiten stadiumet për të shmangur tragjeditë e mëdha në të ardhmen.
This is probably the worst tragedy in football history. It’s being reported around 127 dead, nearly 200 injured in a football stadium in Indonesia pic.twitter.com/ZP83QeU5rz
— Eric Njiru (@EricNjiiru) October 2, 2022