Radja Nainggolan u kap duke pirë duhan para ndeshjes, ky është vendimi i klubit për veprimin e tij
Radja Nainggolan është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Royal Antwerp pasi u kap duke pirë duhan në bankën rezervë.
Mesfushori 34-vjeçar, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me skuadrën belge të kategorisë së Parë Antwerp këtë verë, pasi kontrata e tij me Interin u ndërpre me pëlqim reciprok, shkruan Periskopi.
Por gjërat nuk kanë shkuar saktësisht siç duhet për Nainggolan në kthimin e tij të shumëpritur në Belgjikë.
Javën e kaluar, ai thuhet se u arrestua pasi ishte duke vozitur kur i kishte skaduar patenta e shoferit, raporton Reuters.
Dhe të dielën, mesfushori me përvojë u pa teksa pinte një cigare elektronike gjërsa ishte ulur në bankën rezervë.
Ai u vendos në stol për humbjen 3-1 të së dielës kundër Standard Liege pasi golat e William Balikwisha, Denis Dragus dhe Cihan Canak vulosën një fitore vendimtare për skuadrën vendase.
Shikoni pamjet: