Pjesa e parë: Kosova në epërsi prej pesë golave kundër Moldavisë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës së femrave dhe asaj të Moldavisë në grupmoshat U17, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2023.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja gjenden në epërsi prej 5:0 kundër Moldavisë, raporton KosovaPress.
Deri tani golashënuese për Kosovën U17 ishin Alba Shabani me tre gola (minuta e 2’, 17’ dhe 22’), R.Feka (minuta e 15’) dhe S. Bela (minuta e 28’).
Pjesa e parë, 5:0 në favor të Kosovës U17.