Reagon presidenti i Francës, Macron: Benzema do të mbetetsh gjithmonë në histori të futbollit
Emannuel Macron, presidenti i Francës ka reaguar pasi Karim Benzema ka fituar Topin e Artë.
Macron u shpreh shumë i lumtur me arritjen e francezit, teksa tha se do të mbetet gjithmonë në histori të futbollit.
“KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Karim Benzema po rikthen në Francë një Top të Artë të ri. Urime atij”, ka shkruar Macron.
Kujtojmë se Benzema u shpall si më i miri pasi fitoi Champions League dhe La Liga me Real Madridin.