Kush e pa gabimin e organizatorëve të “Topit të Artë” te emri i De Bruyne

Kush e pa gabimin e organizatorëve të “Topit të Artë” te emri i De Bruyne

Ceremonia e “Topit të Artë” në ‘Theatre du Chatelet në Paris’ ka përfunduar tashmë.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e ka fituar çmimin e madh ‘Topi i Artë’, duke lënë prapa futbollistët si: Sadio Mane, Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Mbappen e kjo falë angazhimit të tij të jashtëzakonshëm me ‘mbretërit’, shkruan Periskopi.

Organizatorët e “Topit të Artë” kur kanë paraqitur treshën e fundit, Benzeman, Manen e De Bruynen emrin e këtij të fundit e kanë shkruar Karim e jo Kevin siç edhe e ka mesfushori belg.

Kujtojmë se ndër vite Messi është lojtari që ka fituar “Topin e Artë” për shtatë herë, pas tij vjen Ronaldo me pesë herë.

Shpërndaje në: