Mount i vetëm e mposhtë Aston Villën dhe i jep Chelseas fitoren e katër radhazi
Chelsea ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, skuadra e drejtuar nga Graham Potter fitoi në udhëtim kundër Aston Villas.
Ndeshja e zhvilluar në “Villa Park” përfundoi me rezultatin 0:2.
Mason Mount shkëlqeu të “Blutë” duke shënuar të dy golat e fitores.
Reprezentuesi anglez shënoi në minutat 6 dhe 65.
Chelsea pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe është në pozitën e katërt në tabelë, kurse Aston Villa ndodhet në pozitën e 16-të me 9 pikë.