Haaland i dashuruar pas qebapit: Oh sa shumë më pëlqejnë, por s’mund t’i ha!

Haaland i dashuruar pas qebapit: Oh sa shumë më pëlqejnë, por s’mund t’i ha!

Ylli i Manchester Cityt, Haaland u intervistua nga Gary Neville për Sky Sports dhe u pyet për ushqimin e tij të preferuar.

Haaland zgjodhi qebapin dhe pranoi: “E dua absolutisht, duhet të them. Është një nga gjërat më të mira, por nuk mund ta ha kurrë. Ndonjëherë ulem në shtëpi dhe them: “Oh, do të ishte shumë mirë të ha qebapa. Por pastaj shkoj në frigorifer dhe bëj diçka tjetër.”

“Mendoj se ngrënia e ushqimit cilësor është më e rëndësishmja”, tha ai.

“Njerëzit thonë se mishi është i keq për ju, por cili? Mishi që merrni në McDonald’s? Apo nga mishi i lopës vendase që ha bar? Unë ha zemrën dhe mëlçinë.”

Shpërndaje në: