Rrahmani kërkon falje pas ndeshjes: Kjo humbje është shumë zhgënjyese
Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të Conference League.
Skuadra kosovare ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Sivasspor, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me shifrat që u përmbysen në ‘Fadil Vokrri’.
Fillimisht, Ballkani kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Armend Thaqi, por në pjesën e dytë, Hakan dhe Angielski shënuan për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës turke.
E dhimbshme konsiderohet kjo humbje për faktin se të drejtuarit e Ilir Dajës kishin shumë raste për ta dyfishuar avantazhin, por që dështuan t’i konkretizonin ato me gola.
Albion Rrahmani tha pas ndeshjes se mos konkretizimi i rasteve ndikoi tek humbja.
“Kjo humbje është shumë zhgënjyese, kishim rastet për ta fituar ndeshjen. Dua të ju kërkojë falje të gjithë tifozëve të Ballkanit”, tha Rrahmani.