Ballkani s’fiton në “Fadil Vokrri”, pikët e plota shkojnë në Turqi
Ekipi i Ballkanit është mposhtur me rezultat 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Sivaspori.
Të parët që shënuan ishin ekipi kosovar me Armend Thaçi në minutën e 37-të.
Me rezultat 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ndryshuan rolet. Kontrollin e lojës e morën Sivaspori dhe përmbysën gjithçka.
Në minutën e 71-të Hakan Arslan barazoi rezultatin, pastaj në të 82-në Angeleski përmbysi gjithçka.
Ballkani mbetet në kuotën e 4 pikëve, tri më pak se dy vendet e para, Cluj dhe Sivaspor.