Përfundon pjesa e parë: Ballkani në epërsi, goli i Thaçit po e bën ndryshimin
Ka përfunduar me rezultat 1:0 pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Sivaspori.
Ekipi nga Suhareka pati paraqitje fantastike dhe me plot meritë mbyllin 45 minutat e para me epërsi.
Golin e vetëm e shënoi Armend Thaçi, me një goditje të fuqishme jashtë zonës. Asistues ishte Meriton Korenica. Në rast që sonte fiton sonte Ballkani, shkon në kuotën e 7 pikëve.