Del një hetim: PSG pagoi për të krijuar llogari false për të kritikuar Mbappen, mediat dhe klubet në rrjetet sociale

Del një hetim: PSG pagoi për të krijuar llogari false për të kritikuar Mbappen, mediat dhe klubet në rrjetet sociale

PSG përdori llogari të rreme në “Twitter” për të kritikuar Kylian Mbappe. Kështu pretendon hetimi i “Mediapart”.

Sipas mediumit francez, klubi parisien dyshohet se ka kryer fushata “të pista” për të shpifur gazetarët, mediat, klubet dhe Mbappen.

Llogaritë e rreme filluan të kritikojnë sulmuesin në vitin 2019, kur u shfaqën thashethemet për largimin e tij drejt Real Madridit.

Për shembull, llogaria “@PanameSquad” i kërkoi Mbappes të “punonte në heshtje”, kur francezi njoftoi se donte të qëndronte me ekipin pavarësisht rënies nga Liga e Kampionëve.

Nga e njëjta llogari, Mbappe u kritikua se tha se duhet të marrë më shumë përgjegjësi. “Sikur të mund të ushtroje presionin kështu në fushë”, thuhej në një nga postimet.

Fushata u organizuan edhe kundër disa gazetarëve, si dhe kundër vajzës që akuzoi Neymarin për përdhunim. E gjithë kjo u organizua nga agjencia “Digital Big Brother” dhe kontrollohej nga departamenti i komunikimit i PSG-së.

Kësisoj, klubi nga “Parc des Princes” po akuzohet se ka përdorur “ushtri” të tëra llogarish false.

Nga klubi i Paris Saint-Germainit janë mohuar akuzat, duke u thënë se “klubi nuk ka kontraktuar asnjëherë agjencinë për të dëmtuar individë dhe institucione”.

Kujtojmë se së fundmi po raportohet për një prishje të raporteve mes Kylian Mbappes dhe klubit, teksa thuhet edhe se 23-vjeçari ka kërkuar që të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Shpërndaje në: