Trajneri Daja tregon se cili futbollist i Ballkanit nuk do të jetë i gatshëm ndaj Sivassporit në ‘Fadil Vokrri’
Ilir Daja, përmes një konference për shtyp, tha se kapiteni i skuadrës, Edvin Kuç, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Sivassporit të enjten.
Përkundër që, siç thotë, lojtari është shumë i rëndësishëm për skuadrën, ai nuk pritet të ketë minuta në këtë ndeshje.
“Kuç nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes, edhe pse kemi nevojë për prezencën e kapitenit, por nuk do ta sakrifikojmë”, tha fillimisht ai.
“Ai ka vetëm dy-tri ditë që ka filluar vrapimet dhe nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore me grupin. Ai pritet të jetë në pankinë si forcë morale, por, 99 për qind, nuk do të zbresë në fushë”, përfundoi Daja.