Chelsea e mposhtë për të dytën herë Milanin, Real Madridi shkon tutje, PSG-së nuk ia don në Francë ndaj Benfica

Chelsea e mposhtë për të dytën herë Milanin, Real Madridi shkon tutje, PSG-së nuk ia don në Francë ndaj Benfica

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka triumfuar ndaj Milanit me rezultat 0 me 2.

Jorginho dhe Aubameyang shënuan golat e fitores për skuadrën angleze. Milani e nisi shumë keq ndeshjen duke mbetur me një lojtar më pak, pasi që Tomori u ndëshkua me karton për ndërhyrjen e tij në Mount tek penalltia e dhënë.

Kjo fitore e vështirëson situatën e Milanit në grup, ku tashmë është e detyruar të fitojë ndaj Salzburg dhe Dinamo Zagreb.

Real Madrid është ndalur nga Shakhtar Donetsk në barazim, por që madrilenët siguruan kalimin tutje nga grupi.

Ukrainasit kaluan në avantazh me rezultat 1 me 0. Zubkov shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij.Megjithatë, Rudiger barazoi rezultatin në fund të takimit dhe i dha një pikë skuadrës së tij.

PSG ka dështuar të fitojë përsëri ndaj Benficas me rezultat 1 me 1. Mbappe shënoi për skuadrën franceze, kurse Joao Maria barazoi shifrat dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Ja rezultatet e plota:

 

Shpërndaje në: