Vështirësohen punët për Milanin, Tomori ndëshkohet më të kuq – Jorginho i saktë nga penalltia
Është duke u zhvilluar takimi mes AC Milanit dhe Chelseas në kuadër të ndeshjes së kthimit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm 18 minutave lojë Milani ka mbetur pa lojtarin, Tomori ku ky i fundit shkaktoi penallti dhe u ndëshkua direkt nga gjyqtari i ndeshjes, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, Jorginho ishte i pabagueshëm nga pika e bardhë për Chelsean.
Rezultati aktual i takimit është 0:1.