Klubi nga Izraeli që mposhti Juventusin, thyen një statistikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve

Klubi nga Izraeli që mposhti Juventusin, thyen një statistikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve

Klubi nga Izraeli Maccabi Haifa F.C. ka bërë sonte historinë ndaj Juventusit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rezultati në Izrael u vendos me rezultatin final në 2:0 dhe tashmë shpresat e skuadrës italiane për një kalim tutje minimizohen edhe më shumë, shkruan Periskopi.

Atzili shënoi të dy golat e ndeshjes. Fitorja sonte ndaj Juventusit ishte fitorja e parë e Maccabi Haifa në shtëpi në Champions League që nga tetori 2002.

Edhe kjo është një histori për ta në këtë kompeticion.

Shpërndaje në: