Juventusi pëson humbje në Izrael dhe zvogëlon gjasat për kalim tutje, City pa Haaland asgjë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Copenhagen dhe Manchester City barazuan pa gola, 0 me 0.
Ishte një pjesë e para fantastike mes dy skuadrave, ku kishte gjithçka tjetër përveç golit, kurse një pjesë e dytë jo shumë aktive.
Fillimisht, Rodri shënoi një super gol, por sistemi VAR e anuloi atë. Më pas, kishte një penallti për Cityn, por Mahrez dështoi ta konkretizonte atë.
Në minutën e 30-të, skuadra angleze mbeti me 10 lojtarë në fushë, me Gomez që u përjashtua nga ndeshja.
Në ndeshjen tjetër, Juventus humbi nga Maccabi Haifa. Rezultati në Izrael ishte 2 me 0 dhe tashmë shpresat e skuadrës italiane për një kalim tutje minimizohen edhe më shumë.
Atzili shënoi të dy golat e ndeshjes. Duhet cekur që Di Maria u lëndua keq dhe rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës.