Si të përgatiteni që tani, nëse e dini se dimri ju fut në gjendje depresioni!
Tashmë shumë prej jush mund të keni dëgjuar për çrregullimin afektiv sezonal. Edhe nëse nuk keni dëgjuar, mund t’ju ketë ndodhur të pyesni veten pse bashkë me dimrin, tek ju vjen edhe një plogështi e madhe, një gjendje thuajse depresive.
Nëse çdo dimër ju përsëritet e njëjta situatë, po sikur këtë vit të merrni ca masa paraprake? Ja disa gjëra të thjeshta, të cilat mund t’i bëni që tani, në mënyrë që dimrin ta kaloni sa më “ngrohtë”:
#1 – Bëni një plan për të qenë social
Për shumë njerëz, koha e verës është sinonimi i orëve të lumtura në natyrë dhe udhëtimeve të shpeshta në park. Ndërsa gjithçka përfundon, mund ta gjeni veten duke parë një kalendar social relativisht të zbrazët. Ndonëse mund të ndjeheni teksa relaksoheni për disa javë ndërsa kalojmë në vjeshtë, duhet të jeni ende të vetëdijshëm se sa kohë po kaloni me njerëzit jashtë shtëpisë suaj, në mënyrë që të mos lejoni që kjo periudhë kohe “anti-sociale” të bëhet e përhershme.
Planifikoni javë dhe muaj para, takime të ndryshme me miq. Kjo mund të nënkuptojë edhe një natë lojërash në shtëpi, një mbrëmje kinemaje etj. Cfarëdo që të bëni, thjesht sigurohuni që të mos humbisni kontaktin me njerëzit.
#2 – Stërvitje në shtëpi
Ju që jeni mësuar të stërviteni jashtë, të bëni ecje apo vrap, fakti që tani po bëhet ftohtë nuk ju justifikon. Ka një sërë mënyrash për t’u stërvitur në shtëpi, madje edhe pa asnjë pajisje. Mjafton të bëni një kërkim të thjeshtë në YouTube, artikujt e Anabel.al etj.
#3 – Krijoni një listë të gjërave të reja që dëshironi të provoni
Provoni të bëni një listë të të gjitha aktiviteteve që dëshironi të eksploroni këtë dimër tani. Të bëni diçka të re, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin mendor!
#4 – Këshillim me një terapist
Përveç seanca me një psikolog, edhe meditimi, yoga, një gjumë i rregullt etj., do t’ju ndihmojnë që ta kaloni më lehtë këtë periudhë.
Burimi: Self