Konfirmohet lëndimi i Dybala, do të mungojë shumë gjatë
Roma ka konfirmuar lëndimin e Paulo Dybala.
Ylli argjentinas, Paulo Dybala pësoi një lëndim mbrëmjen e kaluar dhe tani rrezikon edhe Kupën e Botës.
Njoftimi i fundit nga skuadra e Romës bën të ditur se Dybala ka pësuar një lëndim në kuadriceps.
Si pasojë, argjentinasi do të mungojë prej 4 deri në 8 javë, varësisht prej asaj se si do të ecë rikuperimi i tij.
Lojtari rrezikon seriozisht paraqitjen në Kampionatin Botëror 2022 në Katar.
Lidhur me lëndimin e tij ka folur edhe Jose Mourinho, i cili po ashtu beson se do të jetë e vështirë për Dybala që të luajë përsëri para vitit 2023.