Erling Haaland ndjek një dietë ekstreme plot me ushqime që të tjerët nuk i hanë

Erling Haaland ndjek një dietë ekstreme plot me ushqime që të tjerët nuk i hanë

Erling Haaland mbanë dietën që e ka kthyer atë në një nga sulmuesit më vdekjeprurës të futbollit botëror.

22-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmund gjatë verës, duke pushtuar Premierligën, shkruan Periskopi.

Haaland shënoi 20 gola në 12 ndeshje për një skuadër të Cityt që është ende e pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, ai nuk e ka arritur këtë pa sakrifica. Reprezentuesi norvegjez ndjek një plan të rreptë ushqimor, diçka që ai e preku në një dokumentar të titulluar “Haaland: The Big Decision”.

Një intervistues nxjerr një numër produktesh mishi, duke përfshirë copa të zemrës dhe mëlçisë së lopës, duke e pyetur Haaland-in nëse kjo është ajo që ai ha për të qëndruar në krye të lojës së tij.

Haaland përgjigjet: “Ju (njerëzit e tjerë) nuk e hani këtë, por unë këtë e bëjë për t’u kujdesur për trupin tim.

“Mendoj se ngrënia e ushqimit cilësor që është sa më vendas është më e rëndësishmja. Apo lopa lokale që ha bar atje? Unë ha zemrën dhe mëlçinë”, tha ai.

Ai vazhdon të shpjegojë sistemin kompleks të filtrimit të ujit që përdor, ndërsa thekson se sa e rëndësishme është të shikosh nga dielli.

Shpërndaje në: