Rumunët të papërcaktuar, nuk e dijnë a do të luajnë me Kosovën: Do të flasim me Qeverinë

Rumunët të papërcaktuar, nuk e dijnë a do të luajnë me Kosovën: Do të flasim me Qeverinë

Rumunët janë vënë në siklet pasi shorti i kualifikimeve të Kampionatit Evropian i vendosi në një grup me Kosovën.

Rumania nuk e njeh Kosovën si shtet dhe politikani dhe ish-ministri i jashtëm i këtij shteti, Theodor Melescanu propozoi që rumunët të mos luajnë me Kosovën për shkak të rrezikut që mund ti kanoset këtij shteti.

E pas tij ka reaguar edhe Federata Rumune e Futbollit.

Rumunët në fakt nuk janë të sigurt nëse do të paraqiten në fushën e blertë me Kosovën.

Ata do të konsultohen me instancat më të larta, respektivisht me Qeverinë e këtij shteti.

“Duke e marrë parasysh faktin se Rumania se Rumania dhe Kosova përfunduan në të njëjtin grup në shortin e paraparë për Euro 2024, ngjarje kjo e zhvilluar dje, më 9 tetor, dhe duke e marrë parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë, nga e cila do t’i mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja e jonë do të takohet me Kosovën në Grupin I”, shkruan në përgjigjen e Federatës Rumune për mediumin rumun “gsp.ro”.

Federata Rumune dhe Kombëtarja e këtij vendi mund të dënohet rëndë nëse nuk pranon të luajë me Kosovën dhe nëse nuk e trajton atë njëjtë si Kombëtaret tjera.

Shpërndaje në: