Klubi i njohur i La Ligas interesohet për shërbimet e Mirlind Dakut

Klubi i njohur i La Ligas interesohet për shërbimet e Mirlind Dakut

Vedat Muriqi rezultoi profili i duhur për kampionatin spanjoll.

Sulmuesi nga Prizreni po shkëlqen me gola për Mallorca-n dhe kjo ka nxitur Celta Vigon të shohë për një profil të ngjashëm për repartin e saj të avancuar. Kandidati kryesor është Mirlind Daku.

Me një posturë të ngjashme me Muriqin dhe me një nuhatje të mirë për golin, sulmuesi shqiptar ka joshur drejtuesit e klubit të La Liga-s.

Ish-lojtari i Llapit, shkëlqeu me gola edhe me ekipin e Ballkanit, ndërsa të njëjtën gjë është duke e bërë edhe tani me fanellën e Muras në Slloveni. Mediat spanjolle raportojnë për një transferim të mundshëm të Dakut në merkaton e janarit. Kartoni i sulmuesit vlerësohet me shifrën 800 mijë euro nga “Transfermarkt”.

Shpërndaje në: