Thjeshtësi dhe bukuri – Goli i Messit shpallet më i miri i javës në Ligën e Kampionëve
Goli i Lionel Messit në xhiron e fundit të UEFA Champions League ndaj Benficas është shpallur më i miri i javës.
Messi shpërblehet për gjuajtjen e shkëlqyer me këmbën e majtë në ndeshjen ndaj Benficas, e cila përfundoi 1-1.
Messi fitoi çmimin, duke mposhtur konkurrencën e Raphael Guerreiro që shënoi në ndeshjen Sevilla-Dortmund 1-4, të Trent Alexander-Arnold në Liverpool-Rangers 2-0 dhe të Andre Silva në Leipzig-Celtic 3-1.
Kylian Mbappe dhe Erling Haaland fituan këtë çmim në dy javët e para.