Zyrtare: Pas humbjes nga Dortmundi, trajneri i Sevillas njofton largimin
Julen Lopetegui ka njoftuar largimin e tij nga posti i trajnerit të Sevillas.
Trajneri njoftoi në konferencë për shtyp pas humbjes së sotme nga Dortmundi (1:4) se do të largohet.
Poashtu, largimin e tij e konfirmoi edhe klubi spanjoll, Sevilla.
“Sevilla FC ka shkarkuar Julen Lopeteguin si trajner i ekipit të parë pas ndeshjes mes skuadrës dhe Borussia Dortmund. Lopetegui mbyll një fazë të suksesshme me tre fushata madhështore në të cilat objektivat ishin më se të arritura dhe një sezon të katërt në të cilin, megjithatë, rezultatet nuk kanë qenë në rrugën e duhur, me Sevilla FC duke shtuar pesë pikë nga 21 të mundshme në La Liga”, shkruan klubi.